Qeveria greke ka treguar më në fund planin e saj për gjetjen e një
zgjidhjeje konsensuale me kreditorët, të cilin do ta paraqesë para
partnerëve të tij, ministri i Financave Yanis Varyfakis në samitin e
Eurogrupit të së mërkurës.

Do te quhet marreveshja- ure, do te kete afat deri ne 31 gusht te ketij viti dhe do te perfshije 70% te reformave ekzistuese te memorandumit te vjeter te ndihmes, ndersa 30% e masave te tjera qe konsiderohen si toksike do te zevendesohen me 10 reforma te reja.

Athina qe do te fokusohet ne zgjidhjen e krizes humanitare, per te plotesuar boshllekun financiar do te insistoje në disbursimin e 1,9 mld eurove nga fitimet e bondeve greke që posedon BQE, ne shfrytëzimin e 11 miliardë eurove nga Fondi i Stabilitetit Financiar OECD për kredite e këqija, si dhe nga disbursimi i një pjese të këstit prej 7,2 miliardë euro të paketes se ndihmes, kerkesa qe thuhet se kane mbeshtetjen e kreut te KE, Jean Clode Juncker.

“Shteti grek falimentoi në vitin 2010. Një problem falimentimi qe u pa për fat të keq si një problem likuiditeti. Keshtu qe iu dha kredia me e madhe ne historine e njerezimit, vendit më të falimentuar në zonën e Euros me kushte qe te reduktonin te ardhurat nga të cilat do te paguheshin si kredite e reja ashtu edhe ato te vjetra. Propozimi ynë është ky: As nuk do ta grisim programin aktual, por as ju nuk do te kerkoni zbatimin e tij ne menyre të verbër,thua se nuk u bene zgjedhje ne kete vend”, thotë Yanis Varufakis.
 
Klimen e rende ekzistuese per Greqine sidomos pas qendrimit te ashper te kancelares Merkel qe kerkon propozime konkrete, e ka perkeqesuar zhvleresimi qe u beri pese bankave kryesore greke agjencia Moody’s nisur nga nje mundesi qe Athina te mos arrije marreveshje me kreditoret e saj.

Ndersa Aleksis Tsipras ka theksuar nga Viena nje dite me pare se Greqia nuk duhet te sakrifikohet si Ifigjenia, sepse do te shkaktohen furtuna te fuqishme, ministri grek i  Financave ka deklaruar ne nje interviste per CNN se Greqia eshte si ajo lopa e semure qe sado ta rrahesh me kamxhik, nuk mund te nxjerresh me shume qumesht.Por njekohesisht reagime ne mediat e huaja ka shkaktuar deklarata e ministrit grek te Mbrojtjes Panos Kamenos,lideri I partise Greket e Pavaruar, pjese e koalicionit qeveritar,se Athina ne se nuk arrin marreveshje me europianet ,ka nje plan B me ane te te cilit mund te gjeje mbeshtetjen financiare nga Rusia, Kina apo edhe SHBA.

Oret e fundit perseri po behen thirrje ne rrjetet sociale per nje miting paqesor ne mbeshtetje te Qeverise gjate oreve te zhvillimit te samitit te Eurogrupit ne Bruksel.
 

Top Channel