Skandal televiziv në Rumani

10/02/2015 00:00

Stacionet televizive në Rumani janë tronditur nga një skandal prostitucioni, pasi më shumë se 30 prezantuese dhe modele u ndaluan në vazhdën e hetimeve mbi një rrjet të zgjeruar të ashtuquajturash “call girl”.

Sipas prokurorëve në Bukuresht, disa prej vajzave të arrestuara janë emra të njohur në vend. Të njëjtat burime sqaruan se për kohën e kaluar me to, klientët paguanin deri në 10.000 paundë nata.

Deri tani janë ngritur aktpadi ndaj 7 prej vajzave në fjalë, një tjetër është larguar drejt Dubanit, ndërsa 25 modele janë nën hetim.

Në mesin e të akuzuarave janë Diana Nicoras, 20 vjeç, Diana Guresoaie, 24, Lavinia Despina, 29, Ramona Popescu, 24, si dhe prezantueset televizive Daniela Crudu e Madalina Pamfile.

Ato duhet të dalin të premten përpara një gjykate në Bukuresht. Hetuesit thanë se organizatorët e rrjetit i kërkonin klientit deri në 1.500 paund vetëm për ta prezantuar me vajzat, që përfshinin edhe modele të “Playboy”.

Daniela Crudu rrëfeu për median lokale se ishte duke fjetur kur policia i trokiti në derë. “Unë isha një ndër të parat që u morën në pyetje. Më kërkuan të them nëse i njihja disa prej ëe ndaluarave dhe unë thash ‘po’. Më shumë s’mund t’ju tregoj”, tha prezantuesja.

Sinjalizimet për rrjetin në fjalë, hetuesit rumunë i kishin marrë që në muajin gusht dhe përgjatë gjithë kësaj periudhe kanë qenë duke e monitoruar me kujdes situatën.

Top Channel