E vetmja Kishë Katolike në Elbasan rrezikon shembjen ose tjetërsimin pas një vendimi të Gjykates së Elbasanit.

Kisha Shen Piu X, eshte ndertuar ne vitin 1996, në tokën e blere nga shteti, me leje ndertimi dhe e hipotekuar po ate vit. Ne vitin 2007 familja Karaosmani ka paditur Kishen Katolike me pretendimin se ka ndertuar ne pronen e saj.

Te gjitha shkallet e gjyqeve jane fituar prej kesaj familje dhe prifterinjte rrezikojne te debohen nga objekti, pasi Gjykata e Larte me date 4 shkurt dha vendimin per heqjen e pronesise se Kishes.

“Kërkojmë ndihmën gjithëpërfshirëse, sepse Famullia jonë është përfshirë në një situatë absurde. Famullia jonë është ndërtuar 20 vite më parë, në respekt dhe në përputhje me kërkesat e ligjeve, duke blerë dhe zotëruar me certifikatë pronësie, truallin dhe objektet e ndërtuara nga vetë Kisha Katolike. Në 2007 një individ ngre pretendimin për truallin dhe padit në gjykatë, gjë të cilën si Kishë Katolike e kemi refuzuar sepse jemi këtu me kërkesë të shtetit shqiptar dhe jemi konform marrëveshjeve shtetërore”, thotë Sokol Lulgjuraj, kryetar i Këshillit të Kishës.

“Jam i cuditur, se ne kemi tapi, kemi leje, kemi gjithcka dhe nuk e di pse po ndodh kjo gje”, thotë Don Emiglio Valente, famulltar i Kishes katolike Shen Piu X.

Kisha Katolike do te kerkoje nderhyrjen e shtetit shqiptar dhe jo vetem per kete vendim te gjykates. Ajo do t’i drejtohet me nje shkrese kryeministrit ku bashkengjitur do te jene edhe dokumentet me te cilat eshte ndertuar ky objekt kulti. Kisha Katolike Shen Piu X eshte e vetmja e ketij besimi ne qytetin e Elbasanit duke i sherbyer mijera banoreve.

Top Channel