Fier, 100 familje të përmbytura nga Gjanica

10/02/2015 00:00

Të dëmtuar në ditën e parë të përmbytjeve në Fier ishin edhe banorët që
jetojnë në anë të lumit Gjanica. Ky lumë shkatërron në mënyrë të
vazhdueshme banesat dhe bizneset që ndodhen pranë tij, për shkak të
daljeve të befta nga shtrati sa herë ka reshje.

Bashkia e Fierit ne bashkepunim edhe me deputete te qarkut dhane ndihmat per 100 familjet e evidentuara nga Shtabi i Emergjences.

“Ne të gjithë e dimë që kjo nuk është zgjidhja përfundimtare. Kjo çështje është në tryezën e Qeverisë, priten fondet e para për shpronësim dhe do të nisë një punë tjetër shumë serioze, jo vetëm për familjet që përmbyten, por edhe për qytetin e Fierit”, thotë kryetari i Bashkisë, Baftjar Zeqo.

Zgjidhja perfundimtare per Gjanicen vjen vetem pas zbatimit te projektit per sistemimin e saj dhe largimin e disa banesave qe ndodhen ne zonen e rrezikuar, projekt qe pritet te rinise nga bashkia e qytetit.

Top Channel