Nga fusha e tenisit në kopertinë

10/02/2015 00:00

Ylli i tenisit, Caroline Wozniacki është e njohur për linjat e saj të shfaqur në plazhe, kështu që është fare e natyrshme që 24-vjeçarja të pozojë me kostumet e fundit të banjës për “Sports Illustrated”.

Wozniacki, e renditur e pesta në botë, i bashkohet kështu kolegeve të mëhershme dhe atyre aktuale që kanë pozuar si modele, si Maria Sharapova, Serena dhe Venus Williams, Steffi Graf, Ana Ivanovic, Maria Kirilenko, Anna Kurnikova, Tatiana Golovin dhe Daniela Hantuchova.

Për të promovuar nismën, sportistja iu përgjigj pyetjeve të fansave të saj në llogarinë e “Sports Illustrated” në Twitter. Disa nga kuriozitetet ishin:

Preferon ushqimin kinez
Preferon të veshë streçe dhe këpucë me taka
Shpreson të fitojë Grand Slam-in këtë vit
Ëndrra e saj për partnere në lojë dyshe është Serena Williams

Megjithatë, tenistja nuk tha asnjë fjalë nëse partneri i saj i kishte parë fotot.

Top Channel