Kodheli në Berat, falenderon ushtrinë për përballimin e situatës

10/02/2015 00:00

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli gjatë një vizite në Berat, ka
falenderuar forcat e ushtrisë për përballimin e krijuar në vend nga
përmbytjet.

Kodheli u takua me forcat e këtij repartit të këmbësorisë në Berat, të cilat u bënë pjesë e operacioneve kryesisht në Bashkinë e Urës Vajgurore për shpëtimin e jetëve të njerëve gjatë përmbytjes si pasojë e daljes së lumit Osum nga shtrati.  

“Të gjithë forcat e Ushtrisë kanë qënë në një aktivitet të pazakontë dhe ia dolën të përballonin gjendjen e krijuar”, tha Kodheli.

Top Channel