PS: Goditje pa kthim krimit dhe pasurive të tij

10/02/2015 00:00

Partia Socialiste kërkon nga Prokuroria të kryejë sa më shpejt hetimet
dhe drejtësia të zbardhë rrethanat dhe autorët e akteve që tronditën
kryeqytetin orët e para të mëngjesit të së martës.

Nëpërmjet nënkryetarit, Erjon Braçe, PS vlerëson se sulmet e sotme, ishin përgjigjja e krimit të organizuar kundër Qeverisë.

“Aktet ishin sulme kundër ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit. Megjithatë, Qeveria do të vijojë prioritetin e saj për të goditur pa kthim krimin, grupet kriminale dhe pasuritë e tyre”, u shpreh Braçe.

Top Channel