Marco Reus rinovon me Borussia Dortmund

10/02/2015 00:00

Marco Reus ka zgjatur kontratën e tij me Borussia Dortmund deri në vitin 2019. Sulmuesit gjerman i skadonte kontrata në vitin 2017 dhe në të kishte një klauzolë e cila e lejonte atë të largohej nga klubi verdhezi për 30 milionë euro në fund të këtij sezoni.

Lojtari i cili ka shënuar 70 gola në 169 ndeshje në Bundesligë kërkohej nga Real Madrid dhe Bayern Munchen, por vetë Reus e ka përjashtuar mundësinë e largimit.

“Dortmundi është qyteti im, Borussia është klubi im. Besoj në një të ardhme plot suksese me mbështetjen e tifozëve tanë të mrekullueshëm“, tha sulmuesi pasi firmosi kontratën.

Top Channel