Tahiri: Lufta me krimin do të vazhdojë

10/02/2015 00:00

Pas ngjarjes së orëve të para të mëngjesit, ku një prej objektivave të
sulmit ishte edhe biznesi privat i babait i ministrit Saimir Tahiri, ka
reaguar në rrjete sociale edhe numri një i rendit në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri shkruan se: “nuk eshte e lehte te shohesh familjen tende te sulmuar per shkak te detyres qe ti ben, por dua te me besoni se kjo e ben edhe me te forte ndjenjen e kesaj detyre kaq me rendesi per sigurine dhe qetesine e çdo familjeje apo individi qe jeton ne vendin tend.Kushdo qofte urdheruesi dhe perçuesi i mesazhit qe percjell ky akt terrorist ndaj familjes sime, duhet ta degjoje sot po kaq qarte e forte mesazhin tim, gjithçka qe eshte ne fuqine time ia kam vene dhe do t’ia ve ne dispozicion fitoreve te betejave te vazhdueshme me krimin e me njerezit e krimit”.

Kreu i Ministrisë së Brendshme thekson se askush me asnjë formë presioni apo terrori nuk do ta ndalë në detyrën e nisur atë dhe Qeverinë që përfaqëson.

“Lufta më krimin do te vazhdoje te pershkallezohet sipas projektit tone per ndertimin e nje rruge te re per Shqiperine, permes nje shteti qe nuk eshte me peng ne duart e te forteve qe deri dje benin ligjin dhe nje policie qe eshte rikthyer ne krye te detyres per t’u ngritur perdite ne lartesine e aspiratave te popullit shqiptar”, shkruan Tahiri.

Top Channel