Zhduken provat për Shpëtim Gjikën. Prokuroria kontrollon zyrën dhe dokumentet

10/02/2015 00:00

Dy dokumente thelbesore për çështjen kundër kryebashkiakut të Vlorës nuk janë gjetur në zyrën e tij nga ana e Prokurorisë.

Burime nga Prokuroria thone se ne deshmite e tij Gjika deklaronte se Libri i Protokollit dhe procesverbali i mbledhjes se KRT-së të  vitit 2011, kur është dhënë leja për pallatin 11-katësh ishin në zyren e tij.

Por, pasi prokuroret kontrolluan një për një të gjitha letrat, nuk e gjetën. Vendimi per sekuestro u mor nga Gjykata nje dite me pare bashke me sekuestron preventive te pallatit 11-katesh. Prokurori se bashku me oficeret e policise gjyqesor shkuan ne Bashkine e Vlores per te sekuestruar dokumentet.

Burime nga Prokuroria thone se nuk gjeten bashkepunimin e institucionit dhe dera e kryebashkiakut nuk u hap. Procedura kerkon pranine e perfaqesueseve te bashkise gjate hapjes se zyres por ne bashki ne ate moment nuk gjendjen askush. Prokurori mesohet se i ka derguar kerkese me shkrim nenkryetarit te Bashkise per te bashkepunuar, duke i kujtuar edhe pasojat ligjore te pengimit te drejtesise.

Ne prani te avokatit te zotit Gjika, te drejtorit te Kabinetit, sekretares dhe nenkryetarit eshte hapur me force dera e zyres sepse çelsi nuk gjendej. Sipas Prokurorise, dera eshte hapur me procesverbal nga nenkryetari i Bashkise, sipas ketij te fundit dera u hap me force nga prokuroret.

Ne fund nisi kontrolli i çdo dosje dhe dokumenti ne zyren e kryebashkiakut Gjika dhe kontrolli perfundoi pa gjetur asnje dokument qe kerkohej dhe qe sipas Prokurorise ishte deklaruar nga Gjika se ndodhej ne zyren e tij. Pas kontrollit, avokati i kryebashkiakut e quajti te paligjshme proceduren e ndjekur.

Per çeshtjen e falsifikimit te dokumentave per ndertimin e nje pallati 11-katesh ne Vlore gjykata me kerkese te Prokurorise vendosi masen e arrestit me burg per nje zyrtare te larte te bashkise, ndertuesin dhe per kryebashkiakun Shpetim Gjika, masa ndaj te cilit u ndryshua me detyrim paraqitje per shkaqe mjekesore.

Top Channel