Strauss-Kahn: Në 3 vjet kam marrë pjesë ‘vetëm’ në 12 orgji

10/02/2015 00:00

Ish-Presidenti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, që ndodhet në një proces gjyqësor në Francë me akuzën e shfrytëzimit dhe favorizimit të prostitucionit deklaroi se ‘ka marrë pjesë vetëm në pak orgji’.

Ai tha se prokurorët e teprojnë me numrin e rasteve ku ai ka marrë pjesë duke e fryrë se tepërmi atë dhe shtoi se ka qenë në të tilla ‘mbrëmje’ vetëm 12 herë brenda 3 viteve të fundit.

Marrëdhënia seksuale me një prostitutë nuk konsiderohet krim nga ligjet franceze, por Strauss-Kahn akuzohet për favorizim dhe organizator orgjish dhe sigurim të vajzave për llogari të një hoteli në qytetin e Lilës.

Madje për prokurorët roli i ish-kreu i FMN-së në organizimin e orgjive ishte kryesor dhe cilësohej si “mbreti i festave”.

Nëse do të gjendet fajtor, Dominique Strauss-Kahn, dikur edhe kandidat potencial për President të Francës mund të dënohet deri në 10 vite burgim dhe një gjobë prej 1.5 milion euro.

Top Channel