“Nuk është siç e imagjinoja”

10/02/2015 00:00

Scarlett Johansson është habitur shumë nga pamja e jashtme e vajzës së saj të vogël. Aktorja 30-vjeçare lindi vogëlushen Rose para 5 muajsh dhe ka pranuar se fëmija nuk ishte aspak ashtu siç e kishte imagjinuar.

“Kur lindi, u habita shumë. Kisha krijuar një pamje të saj në kokën time dhe nuk ishte aspak ashtu siç e kisha imagjinuar. Ishte perfekte, sigurisht, por jo siç e mendoja”, tha Johansson për revistën ‘W’.

Në setin fotografik që shoqëron intervistën, femra më seksi në botë e vitit 2006 dhe 2013 sipas revistës ‘Esquire’, tregon dekoltenë e saj të bollshme.

Edhe pse një nënë e re, Scarlett Johansson aktualisht po punon për filmin ‘Hail Caesar!’, me regji të Ethan dhe Joel Coen. Në këtë film interpretojnë gjithashtu Jonah Hill, Channing Tatum, George Clooney, Ralph Fiennes, Josh Brolin dhe Tilda Swinton.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel