Miley Cyrus në Festivalin e Filmit Pornografik të Nju Jorkut

10/02/2015 00:00

Nuk mori asnjë çmim Grammy ditën e dielë, por ndoshta arti i Miley Cyrus do të vlerësohet me çmim në Festivalin e Filmit Pornografik që organizohet në Nju Jork. Një video e saj me titull ‘Tongue Tied’ do të shfaqet në këtë festival dhe në klip këngëtarja 22-vjeçare i lë shumë pak imagjinatës.

Në video shihet një Miley Cyrus pothuajse e zhveshur krejtësisht duke bërë akrobacira.

‘Tongue Tied’, me regji të Quentin Jones, është publikuar në datën 1 maj dhe është përdorur gjatë turit botëror Bangerz të Miley Cyrus vitin e kaluar.

Themeluesi i Festivalit të Filmit Pornografik, Simon Leahy zbuloi për ‘New York Post’ se Cyrus e ka sjellë vetë videon për shfaqje. “Ajo po shndërrohet në një artiste kontemporane”, tha ai.

Top Channel