Basha në Fier: Të shpallet emergjenca

10/02/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur të shkojë në ato
zona të përmbytura, ku sipas banorëve dhe opozitës po tregohet pak ose
aspak vëmendje nga Qeveria.

Nje prej tyre ishte fshati Shtyllas ne komunen Levan te Fierit, ku banoret akuzan drejtuesit e komunes se jo vetem nuk kane marre asnje ndihme, por askush nuk ka shkuar t’i shohe demet. Kryeplaku thote se mbeten rreth 500 ha te permbytur, por ç’eshte e me renda, banoret e ketij fshati dikur zone internimi thone se ndihmat mungojne per shkak te perkatesise se tyre politike.

Duke i bere thirrje Qeverise te ndihmoje me urgjence keta banore, zoti Basha perseriti kerkesen e shpalljes se gjendjes se emergjences, pavaresisht nderprerjes se reshjeve.

“Me 100 milionë leke te vjetra qe i ka dedikuar per rezervat e shtteit nuk përballohet kjo pjese, sepse 200 mije euro iu dhane me vendim qeverie Serbisë dhe Bosnjës. Të gjitha këto zona po përjetojnë një situatë të vështirë, që nuk mbaron me daljen e diellit. Pra, plani i masave duhet te jete i plote dhe i shtrire ne kohe. Dhe kjo nis me angazhimin themelor te Kryeministrit dhe Shtabit te Emergjencës. Askush nuk e di sa fonde ka dedikuar Qeveria per emergjencat”, tha Basha.

Top Channel