Ishte mashkull, feministja aborton fëmijën

10/02/2015 00:00

Një aktiviste për të drejtat e fermave abortoi fëmijën që priste kur mësoi se ishte i gjinisë mashkull.

E njohur vetëm si Lena në një blog të vetin dhe në rrjetet sociale ku ka mijë ndjekës, ajo e përshkruan veten si e përkushtuar ndaj kauzës së lirive të femrave dhe kundër dhunës fizike e psikologjike të meshkujve.

Sa për shtatzëninë ajo thotë se mbeti shtatzënë në vitin 2012 dhe babai i foshnjes ishte ‘një dhurues’ pasi nuk mund ‘t’i toleronte vetes raport me një mashkull’. Në rrëfim shtohet se kur mësoi se ishte shtatzënë u ndje mirë dhe e gatshme për t’u bërë nënë, por…

“Kur mësova seksin e foshnjes, m’u shemb e gjithë bota. S’mund të lejoja që të sillja një tjetër monstër në këtë botë dhe vendosa; shkova në klinikën më të afërt dhe abortova. U ndjeva më mirë dhe nëse do të ktheja kohën pas do të bëja të njëjtën gjë”, shkruan ajo në blogun e vet, pa harruar të sqarojë se nuk është kundër meshkujve, por kundër patriarkizmit dhe asaj që ky përfaqëson.

Top Channel