Kërkohet një tjetër Njeri-Merimangë

10/02/2015 00:00

Sony ka njoftuar se filmi i ardhshëm ku do të shfaqet Njeriu-Merimangë (Spider Man) është ‘Captain America: Civil War’, por nuk do të jetë Andrew Garfield aktori që do të interpretojë superheroin.

Sipas ‘The Wrap’, Garfield do të zëvendësohet nga një aktor i ri i cili fillimisht do të shfaqet në një film me protagonist Kapiten Amerikën para se të nisë sagën e re të Njeriut Merimangë.

Gjithashtu, ‘Captain America: Civil War’ shënon një bashkëpunim historik mes studiove rivale Disney dhe Sony, i cili ka të drejtat e personazhit Spider Man.

Më parë, Njeriu-Merimangë është interpretuar në 3 filma nga aktori Tobey Maguire dhe në 2 filmat e fundit nga Andrew Garfield.

Top Channel