Nishani dënon aktet kriminale në Tiranë

10/02/2015 00:00

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, pasditen e të martës doli me një
deklaratë për media, ku dënoi ashpër aktet kriminale që ndodhën në
kryeqytet.

Kreu i shtetit u kërkoi organeve kompetente që të angazhohen maksimalisht për zbardhjen e ngjarjeve dhe vënien përpara drejtësisë së autorëve.

“Garantoj mbështetjen e pakufishme për të gjitha strukturat shtetëore në luftën kundër krimit dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri”, tha Nishani.

Top Channel