Dëbora “zbulon” laboratorin e drogës

11/02/2015 00:00

Kur ra dëbora e parë u zbardhën të gjitha çatitë e qytezës, përveç njërës.

Policia holandeze sekuestroi një laborator gjigant droge dhe arrestoi dy persona me akuzën e shkeljes së ligjeve për kultivimin e hashashit.

Gjithçka u zbulua rastësisht. Një patrullë e policisë mbeti e habitur nga ajo që pa. Të gjitha çatitë ishin të mbuluara nga dëbora, përveç njërës.

Të bërë kurioz nga kjo, policët vendosën të kryenin një kontroll. Aty zbuluan laboratorin e kultivimit të hashashit. Llambat halogjene të vendosura nën çati me ndriçim të orientuar shkaktonin nxehtësi që ngrohte edhe çatinë e për pasojë dëbora shkrinte sapo binte në kontakt me të.

Top Channel