Luanesha përqafon ‘babanë njerëzor’

11/02/2015 00:00

I shpëtoi jetën kur ishte këlysh duke ‘e adoptuar’ në 2011 kur ishte e braktisur dhe pa ushqim.

E sot luanesha ja di për nder ‘babait të saj njerëzor’ deri në atë pikë sa e përqafon atë.

Kjo është historia e gjermanit Val Gruener i cili tre vite më parë gjeti në botën e egër të Botsvanës një këlysh luani të braktisur. Ai u kërkoi autoriteteve mundësinë për të shpëtuar dhe rritur.

Kjo mundësi iu krijua dhe me kalimin e ditëve jo vetëm që e ushqeu, por edhe e përgatiti dhe stërviti për të gjuajtur në natyrë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel