SHBA e Britania mbyllin ambasadat në Jemen

11/02/2015 00:00

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë vendosur t’i mbyllin përfaqësitë diplomatike në Jemen për arsye sigurie. Stafi i ambasadës britanike është larguar tashmë, sipas pohimeve të Foreign Office, e cila këshillon të gjithë shtetasit britanikë që kanë mbetur në këtë vend, të largohen menjëherë.

Rreziku është shumë i madh, thuhet në deklaratën e lëshuar prej saj. Shtetet e Bashkuara i kanë vënë dhe ato kycin selise diplomatike në Sanaa e kanë evakuar të gjithë personelin. Të dyja këto lëvizje vijnë në mesin e njoftimeve se rebelët shiite Huthi kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të vendit, ndërsa këtë javë dështuan dhe bisedimet për zgjidhjen e krizës.

“Situata e sigurisë në Jemen është përkeqësuar ndjeshëm këto ditët e fundit. Fatkeqësisht, na u desh të dilnim në përfundimin se punonjësit e ambasades tonë gjenden përballë një rreziku të shtuar. Kjo na shtyu të vendosim tërheqjen e stafit diplomatik dhe pezullimin e përkohshëm të veprimeve të ambasades britanike në Sanaa. Ambasadori ynë dhe të tjerët janë larguar nga Jemeni këtë mëngjes e do të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar”, deklaroi sTobias Ellëood, Ministër për Lindjen e Mesme.

Situata në Jemen pati një përshkallëzim të rrufeshëm muajin e kaluar kur Huthi-t morën peng një keshilltar të presidentit Hadi në përpjekje për të bllokuar draftkushtetutën. Pas kësaj, ata mësynë edhe pallatin presidencial e ndërtesat qeveritare, çka detyroi kreun e shtetit të jepte doreheqjen me argumentin se nuk mund të qendronte në post mes një presioni të tillë.

Që nga ai moment, Hadi dhe ministrat e kabinetit ndodhen në arrest shtëpie. Bisedimet e krizës fraksioneve politike të ndërmjetësuara nga OKB-ja, dështuan këtë javë me dy parti kryesore që citonin si shkak “kërcënimet” e rebelëve huthi. Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi gjithashtu të ndërpresë të gjitha shërbimet konsullore për një periudhë të pacaktuar kohë.

Top Channel