PD: Klanet mafioze kanë kapur shëndetësinë

11/02/2015 00:00

Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë për futjen e
ilaçeve të falsifikuara në treg, duke shkaktuar deri dhe vdekje të
pacientëve.

Sipas deputetes së PD-së, Albana Vokshi, kjo ndërhyrje ka dëmtuar sigurinë e medikamenteve në vend dhe ka krijuar hapësira pasurimi për klientelën e Edi Ramës në kurriz të qytetarëve.

Sipas Vokshit, kjo është një skemë e mirëfilltë kriminale e drejtuar nga klani mafioz që ka kapur shëndetësinë.

“Futja e ilaçeve të falsifikuara në treg, e ka origjinën në modifikimin ligjor që i bëri Ministri i Shëndetësisë tenderit, i nxitur nga interesat e lobeve të farmaceutikës, për të lejuar importin paralel të ilaçeve. Kjo ndërhyrje e qeverisë, ka dëmtuar rëndë sigurinë e medikamenteve, dhe ka krijuar hapësira për biznes për klientelën pranë Edi Ramës, në kurriz të shëndetit të qytetarëve”, tha Vokshi.

Top Channel