Lushnjë, pastrohen intertet nga shembjet e INUK

11/02/2015 00:00

Rreth 30 kamionë me inerte largohen brenda një dite nga zonat ku janë kryer shembjet e objekteve pa leje në qytetin e Lushnjës.

Eshtë Bashkia e këtij qyteti, e cila ka marrë përsipër pastrimin e territoreve midis blloqeve të pallateve, pasi pronarët e tyre nuk morën masa për largimin e mbetjeve pas shembjeve.

Nje jave me pare, INUK kreu shembjen e 150 objekteve pa leje te ndertuara ne hapesirat publike. Tashme keto zona sipas Drejtorit te Inspektoriatit Urbanistik Vendor, Flamur Peqini, do t’u kthehen qytetareve.

“INUK do te jete e pranishme ne Lushnje pas datës 20 shkurt, per te vazhduar shembjen edhe te 200 objekteve te tjera pa leje. Keto dite u jane lene pronareve te tyre te nisin shembjet, ne te kundert INUK do te vazhdoje misionin e tij. Gjate punes per shembjen e objekteve pa leje ne qytetin e Lushnjes nuk jane shenuar incidente, pasi pronaret e tyre jane te ndergjegjshem per shkeljet ligjore qe kane kryer, megjithese ne asnje rast nuk kane kryer prishjet individuale”, tha Peqini.

Top Channel