Pink zhvishet për kafshët

11/02/2015 00:00

Njihet si ndër akvitistet më të mëdha për mbrojtjen e kafshëve dhe refuzon e ‘ndjen neveri’ ndaj veshjeve të punuara me lëkurën e tyre.

E për të përforcuar këtë qendrim, këngëtarja Pink u zhvesh krejtësisht për fushatën “Më parë zhvishem se sa të vishem me lëkurën e kafshëve” të PETA-s, organizatë që ushtron aktivitetin e saj në mbrojtje të kafshëve.

“Qendro rehat me lëkurën tënde dhe lëri kafshët të mbajnë të tyren”, është njëra prej parrullave të fushatës, ndërsa vetë këngëtarja rrëfen se ka ‘gabuar’ në të shkuarën duke mbajtur veshje lëkure.

“Jo gjithmonë kam qenë kundër këtyre dhe në një fazë të jetës kam qenë shumë egoiste dhe kam blerë e veshur të tilla veshje”, thotë ajo. 

Top Channel