Çështja “Gjika”, policia sekuestron pallatin 11-katësh në Vlorë

11/02/2015 00:00

Sekuestrohet fizikisht pallati 11-katësh në Vlorë, për të cilin akuzohet
se ka falsifikuar dokumentet dhe ka shpërdoruar me detyrën kreu i
Bashkisë Shpëtim Gjika.

Në zbatim të një urdhri të Prokurorisë së Rrethit, oficerë të policisë gjyqësore kanë ekzekutuar sot vendimin duke vendosur shirita të verdhë rreth e qark ndërtesës.

Sipas burimeve të policisë së Vlorës, sekuestrimi është bërë pjesërisht, pasi nuk është bllokuar aktiviteti në katet e para të objektit, i cili shërben kryesisht si mjedise për biznes.

Kreu i Bashkisë së Vlorës u ndalua të premten pas një urdhri të prokurorit Ramadan Troci. Pas problemeve shëndetësore dhe transferimit në një spital në Tiranë, masa e arrestit ndaj Gjikës u ndryshua me “detyrim paraqitje” nga ana e gjykatës.

Top Channel