Belgjikë, burg për grupin që rekrutonte xhihadistë

11/02/2015 00:00

Udhëheqësi i një grupi që rekrutonte xhihadistë për në Siri u dënua me 12 vite burg nga drejtësia belge në përfundim të procesit më të madh të këtij lloji të zhvilluar ndonjëherë në këtë vend.

Vendimi u dha nga një gjykatë në qytetin e Antëerp-it, ku para drejtësisë dolën 45 anëtarët e grupit të njohur si “Sharia4Belgium”. Udhëheqësi i grupit, Fuad Belkacem u dënua me 12 vite burgim, ndërsa për 44 anëtarët e tjerë u dhanë dënime nga 3 deri në 15 vite.

Hetuesit thanë se grupi ishte tepër aktiv në rekrutimin dhe dërgimin e xhihadistëve në radhët e ISIS-it në Siri dhe Irak.

Zyrtarët belgë thonë se të paktën 350 shtetas belgë i janë bashkuar xhihadit dhe luftimeve në Siri dhe Irak dhe besohet se më shumë se 10 përqind e këtyre kanë patur lidhje me grupin “Sharia4Belgium”.

Në momentin e dhënies së vendimit, lideri i grupit Belkacem buzëqeshi. Ai vazhdimisht mohoi akuzat e ngritura nga hetuesit.

Gjykatësi tha se Belkacem ishte përgjegjës për radikalizimin e të rinjve dhe përgatitjes së tyre për luftë, një aktivitet që bie ndesh me vlerat demokratike të Belgjikës”.  

Top Channel