PD kundërshton Ligjin për Shërbimin e Jashtëm

11/02/2015 00:00

Demokratët nuk kanë dhënë mbështetje për Ligjin e ri të Shërbimit të
Jashtëm, që shoqërohet me faturë financiare rreth 1.9 milionë dollarë
për vitin që vjen.

“Ligjin që vijnë në Parlament, sidomos me efekt financiar, reflektojnë raportin i individëve të caktuar me Kryeministrin dhe influencën e tyre politike në Qeveri dhe aspak nuk janë bazuar mbi një racionalitet të përgjithshëm për të pozicionuar gjërat”, tha deputeti i PD-së, Ridvan Bode.

“Këtu përfaqësohet Shqipëria, pavarësisht se kush është në krye të vendit. Në rast se i referohemi strukturës sot të Ministrisë së Jashtme është 30 për qind më pak se struktura e Ministrisë së Punëve të Jashtme që unë kam trashëguar”, tha ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Diskutimi ne Komisionin e Ekonomisë për ligjin e ri që Ministria ka sjellë në Parlament, ka kaluar kufirin e shifrave, kur palët ranë dakort për një shërbim diplomatik të kalbur, por pa marrë përgjegjësitë.

Ditmir Bushati rreshtoi tre faktorë ndikues të prishjes së piramidës të Shërbimit të Jashtëm: presioni mediatik, ai i biznesit dhe politikës, çka solli reagimin e demokratëve, kur u përmend emri i kryetarit të tyre, Lulzim Basha, si ish-ministër e Jashtëm.

Nisin konsultimet për ligjin e ri

Komisioni i Politikës së Jashtme ka nisur konsultimet me ish-ministra dhe diplomate per Ligjin e ri të Shërbimit të Jashtem. Tre jane pikat e debatueshme te tij, raportet e emerimeve brenda dhe jashte sistemit, konsultimet e kandidateve per ambasadore me Komisonin e Jashtem, ndersa ne krye mbetet roli i Presidentit ne kete proces, pavaresisht se Kushtetuta i ka percaktuar rolin formal te emerimit dhe shkarkimit te ambasadoreve.

Por çeshtja u shndërrua ne debatin e dites, pasi Presidenti ka bllokuar emerimin e ambasadoreve duke kerkuar konsultimin paraprak te Qeverise me te.

Top Channel