Basha: Duhet të bëhet decentralizimi

11/02/2015 00:00

“Këto janë dilemat dhe nuk kanë të bëjnë me interesa politike kanë të
bëjnë me faktin si do të funksionoje pushteti vendor pas 21 qershorit?”
Dilemat për të cilat flet kreu i opozites kane te bejne me problemet qe
Qeveria nuk zgjidhi, kur ndau vendin ne 61 bashki.

Probleme, qe sipas te zgjedhurve lokale lidhen direkt me mungesen e ligjit per decentralizimin, qe percakton kompetencat e pushtetit lokal.

“Hartën e bëmë, peër kompetencat do të flasim pas një viti. Prit gomar, të mbijë bar”, tha Basha.

Duke kerkuar hartimin e ligjit te decentralizimit, te zgjedhurit vendore te opozites, ne nje rezolute te perbashket, citojnë marrjen e 5 te drejtave nga Qeveria, kryesisht te drejta financiare qe pengojne zhvillimin e qytetit dhe sherbimin e qyyetareve. Sipas Lulzim Bashes, i cili u duk sikur nuk foli per vete, zmadhimi i njesise vendore e veshtireson edhe me shume situaten pas 21 qershorit.

“61 lordet e baronet qe kane ndermend keta me kete harte do te jene lorde e barone per interesa te tyre, se nuk do te kene asnje mundesi te jene afer qytetarit. Çfare mundesie do të ketë kryetari i ardhshem i Bashkisë së Tiranës, të jetë afer qytetarit te Shengjergjit me 1.8 per qind te te ardhrave? Apo e lidhin shume problemet e Shengjergjit me ato te minibashkise 10 a 11?” tha Basha.

Sipas Lulzim Bashes kolapsin e krijon vetem harta e krijuar sipas interesave elektorale te Edi Rames dhe Ilir Metes, diçka qe ai e quajti sofra e pazareve te pista te pushtetit.

“Nuk jemi ulur dhe nuk do te ulemi kurre ne kete sofer, sepse kjo eshte ‘sofra e korrupsionit politik’, qe qytetarin e trajton si bageti dhe vendos interesin politik mbi te gjitha. Sofra e shperfilljes dhe braktisjes se interesit qytetar”, theksoi Basha.

Por ka dicka qe Partia Demokratike eshte e gatshme ta pranoje. Dhe Lulzim Basha e quajti oferta e fundit per Edi Ramen dhe Ilir Meten.

“Të ndalin këtë ecje të verbër, drejt humnerës, drejt asgjësimit të pushtetir dhe t’i rikthehemi me konsensus dhe me qytetarët një procesi gjithëpërfshirës që në thelb të ketë interesin e tyre. Vetëm pasi ta kemi bërë këtë, t’i rikthehemi edhe njëherë ndarjes territoriale. Ku ka vullnet, ku ka dëshirë, aty ka edhe rrugëzgjidhje. Koha është mëse e mjaftueshme”, tha Basha.

Megjithate, kreu i opozites e di qe shanset jane pothuajse te pamundura. Prandaj shpresa jane zgjedhjet.

“Dua ta bëj të qartë se 21 qershori është dita e një referendumi të madh popullor, kundër hartës dhe asaj që përfaqëson harta, përbuzjes dhe braktisjes së interesit të qytetarëve”, tha Basha.

Top Channel