Denoncimet në portalin antikorrupsion. Deri tani 1685

11/02/2015 00:00

Tetë ditë nga lancimi portalit stopkorrupsionit.al, Top Channel ndoqi
nga afër një ditë pune në sallën operative në Kryeministri, një prej
katër insitucioneve ku mbërrin denoncimi.

Nga salla ku momentalisht punojnë 6 operatorë,  kryhet shpërndarja e denoncimeve institucioneve përkatëse, për kategorinë e denoncimeve në kuadratin ‘të tjera’, si edhe monitori i shqyrtimit të ecurisë së ankesave deri në dhënien përgjigje brenda 30 ditëve.

Koordinatori Kombëtar i Antikorrupsionit Bledi Çuçi thotë se janë 1 685 denoncime të ardhura në portal deri mëngjesin e të mërkurës. Numri më të madh e ka arsimi me 346 denoncime, ndërtimet pa leje vijnë në vendin e dytë, me 229 denoncimi dhe më pas shëndetësia me 185 denoncime, drejtësinë me 155 denoncinë, hipoteka e këshu me radhë.

Salla operative e portalit stopkorrupsionit.al është është bërë e mundur falë një financimi nga OSBE-ja dhe UNDP-ja.

Top Channel