Shtohen amerikanët që heqin dorë nga nënshtetësia

11/02/2015 00:00

Teksa politikanët amerikanë janë të fokusuar tek të huajt që duan të bëhen amerikanë, ndoshta duhet të kthejnë kokën dhe të fokusohen tek amerikanët që duan të bëhen të huaj.

Sipas të dhënave të fundit të Departamentit të Thesarit, në vitin 2014 numri i amerikanëve që kanë hequr dorë nga nënshtetësia ka arritur rekordin prej 3.415 njësi.

Bëhet fjalë për një shifër më të lartë se 2.999 e regjistruar në 2013 dhe më shumë se trefishi i asaj të konstatuar në 2012.

E ndërsa shumë shohin taksat si arsyen kryesore të këtij veprimi, analistët thonë se ky aspekt është vetëm një pjesë e problemit.

Ndryshimi i madh politik që po shkakton dorëheqjen nga nënshtetësia të amerikanëve është FATCA, Akti i Pajtimit të Taksimit të Llogarisë së Huaj (bankare).

Akti në fjalë kërkon nga bankat e huaja që të publikojnë të dhënat për të gjithë amerikanët me llogari bankare mbi 50 mijë dollarë dhe ato që nuk e bëjnë këtë veprim mund të përjashtohen nga tregu amerikan.

Po ashtu, amerikanët që jetojnë në kontinente të tjera dhe po ashtu ata që nuk kanë jetuar kurrë në SHBA por kanë një lidhje të pjesshme me të, ndodhen nën presionin e madh për të dokumentuar taksimin e tyre dhe për t’i shlyer Amerikës taksat e të ardhurave të tyre të siguruara jashtë vendit.

Programi në fjalë i administratës amerikane ka si qëllim kapjen e evazorëve që fshehin pasuritë jashtë vendit, por deri tani askush nuk e ka parë pasojën e heqjes dorë nga nënshtetësia.

Top Channel