Kim Kardashian, kurioze për të bërë seks me veten

11/02/2015 00:00

Kim Kardashian ka thënë me shaka se gjithmonë ka qenë kuriozë të dinte si do të ndihej nëse do të bënte seks me veten.

E intervistuar nga modelja Cara Delevingne për revistën ‘LOVE’, 34-vjeçarja u pyet se çfarë kafshe do të donte të ishte dhe ajo zgjodhi kalin e detit. Kur i shpjeguan se kuajt e detit mund të bëjnë seks me veten, Kim u përgjigj: “Vërtet? Mrekulli! E dija që doja të isha kalë deti për një arsye. Gjithmonë kam dashur të di si ndihesh kur bën seks me mua.”

Ajo shtoi në intervistë se i pëlqen shumë të qëndrojë e zhveshur, por në të njëjtën kohë tha se e ka zili trupin e motrës së saj 19-vjeçare Kendall Jenner.

“Gjithmonë dëshiron atë që nuk ke. Do të më pëlqente shumë të ndërroja trupin tim me atë të Kendall për një javë. Dua të shoh nga më lart dhe të vesh çfarë të dua, siç bën ajo”, tha Kim Kardashian.

Top Channel