Tiranë, eksploziv në makinën  e një avokati

11/02/2015 00:00

Pas tre ngjarjeve të mëngjesit të së martës, një tjetër ngjarje e përafërt u regjistrua pasditen e së mërkurës në kryeqytet. Këtë herë, objekti ishte automjeti i avokatit Emirion Mema, të cilit iu vendos një granatë difensive në gomën e pasme.

Vetë Mema vuri re objektin e dyshimtë në pjesën e pasme të makinës së tij në momentin që po hipte në të. Rreth orës 18:00, në sallën operative të Policisë së Tiranës mbërriti një telefonatë për një send të dyshimtë në një automjet tip Volksëagen me targa AA 235 GM, në afërsi të shkollës “Hasan Vogli”.

Menjëherë u krye rrethimi i zonës për të evituar çdo incident dhe rreth orës 20:00, efektivët e xhenios çaktivizuan granatën ofensive kundër këmbësorisë, siç njihet në terminologjinë ushtarake. Granata ishte e lidhur me një tel në pjesën e diskut të rrotës, çka mund të shkaktonte shpërthimin e saj në momentin e parë që automjeti do të lëvizte.

Emirion Mema u shoqërua në polici ku dha deklarimet e tij lidhur me shkaqet apo personat për të cilët ai dyshon.

Burime të policisë thanë se Mema ka pasur dhe konflikte të mëparshme. Ai është plagosur edhe në maj të vitit 2009 në Lezhë me armë zjarri nga edmond Lala dhe Albert Margjoni.

Top Channel