Tiranë, digjet makina në afërsi të Rinasit

11/02/2015 00:00

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, në afërsi të aeroportit të Rinasit.

Banorë të zonës të cilët kanë vënë re flakët kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit.

Këta të fundit pasi kanë shuar flakët kanë bërë dhe mbikëqyrjen paraprake të automjetit, nga e cila ka rezultuar se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

Gjithësesi, mbi objektin e djegur do të kryhet edhe një ekspertizë e dytë, për të marrë përgjigjet e sakta mbi sa ka ndodhur.

Top Channel