Lezhë, procedim penal kryekomunarit të Shëngjinit

12/02/2015 00:00

Prokuroria e Lezhës ka nisur proçedimin penal ndaj kryetarit të komunsë së Shëngjinit, Salvador Kaçaj, i denoncuar për shkelje dhe abuzim me anë të detyrës.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se proçedimi ka nisur pasi Kaçaj u denoncua nga një qytetar për prishje të paligjshme të një objekti privat.

Sipas burimeve, shtetasit të identifikuar me inicialet F.M, në maj të vitit 2012, në kundërshtim me ligjin i është prishur lokali, të cilin e kishte me dokumente të rregullta.

Gjithashtu, prokuroria pretendon se personit në fjalë nuk i është njohur e drejta e kompensimit dhe se shpronësimi i objektit nuk është bërë për interesa publike.

Kështu, Kaçaj akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “dëmtimit me dashje të pronës private”, saktësojnë më tej burimet hetimore.

Top Channel