Transporti urban në grevë, paralizohet lëvizja e pasagjerëve në kryeqytet

12/02/2015 00:00

Transporti publik është paralizuar gjatë gjithë ditës duke penguar
qytetarët që e përdorin atë, të arrijnë me vështirësi në destiancionet e
tyre.

Drejtuesit e autobuseve dhe fatorinot te drejtuar nga kreret e sindikatave nuk i kane vene ne pune autobuset e 8 operatoreve qe kane marre licensat prane Bashkise se Tiranes. Kjo greve njeditore ishte paralajmeruar dhe neper stacione gjeje tek-tuk ndonje qyetar qe nuk ishte ne dijeni per mungesen e autobuseve. Te tjeret ndonese me veshtiresi kane marre masat qe te pakten per diten e sotme te mos humbin oraret e punes apo nxenesit oraret e mësimit.

Drejtues të autobusëve dhe fatorinët thone se protestojnë për pagat, të cilat nuk i kanë marrë prej dy muajsh.

“Ne kërkojmë çmimin e saktë të biletës, që duhet të vendoset në bazë të negociatave të Bashkisë së Tiranës dhe Shoqatave të Transportit, gjë që nuk ka ndodhur. Deri tani pasagjerët kanë udhëtuar me çmim 30 lekë, por kjo ne na pengon për të bërë kontrata kolektive me pronarët”, thotë Zija Hasani, nga Sindikata e Punonjësve të Transportit Publik

Por ne fakt ata nuk e fshehin se me kete proteste mbrojne interesat e pronareve te shoqerive te transportit, qe kane marre licensat prane Bashkise se Tiranes per te ofruar kete sherbim, pasi kerkojne subvencionimin nga Bashkia per kategorite qe udhetojne falas apo çmimin 30 lekë.

Protestuesit kerkojne qe ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak te diskutohet lidhur me percaktimin e çmimit te biletes pasi Qeveria ia ka kaluar si kompetence qeverisjes vendore.

Nderkohe, ne nje njoftim per media thuhet se Bashkia e Tiranes i ka propozuar Keshillit Bashkiak ruajtjen e çmimit aktual te biletes dhe mosndryshim te tij. Sipas saj ne kete situate te rende ekonomike nuk mund te ngarkoje qytetaret me kosto shtese. Ndersa lidhur me  subvencionimin social per kategorite qe perfitojne transport falas, uljen e TVSH-së dhe heqjn e akzises se naftes per transportin urban Bashkia ia adreson Qeverise.

Top Channel