Paloka: Qeveria erdhi në pushtet bashkë me krimin

12/02/2015 00:00

Kryetari i grupit kuvendor demokrat, Edi Paloka deklaroi se gjendja e sigurisë në vend ka arritur në nivele tepër të ulëta.

“Kemi kaq kohë që paralajmërojmë Qeverinë për gjendjen e sigurisë. Jemi në këtë gjendje, pasi Qeveria erdhi në pushtet bashkë me krimin”, tha Paloka.

Sipas tij, Kryeministri fajëson opozitën për gjithçka dhe kërkon që t’i fusë të gjithë në burg, pasi kështu tha Paloka, opozita në qeli është opsioni më i mirë për shefin e Qeverisë.

Nisur nga ajo çfarë tha Kryeministri se opozita sulmoi ministrin e Brendshem Tahiri dhe familjen e tij, menjëherë pas akteve, Paloka u shpreh se opozita nuk uron asgjë të keqe për familjen e ministrit. Por kjo nuk e pengoi Palokën të vlerësonte se puna e policisë është gjithçka përveç asaj të luftës kundër krimit.

Top Channel