Vlorë, arrestohet një mjek i spitalit për korrupsion pasiv

12/02/2015 00:00

Policia e Vlorës ka arrestuar këtë të enjte një mjek të Spitalit të Vlorës me akuzën për korrupsion pasiv.

Në kuadër të operacionit të koduar me emrin “Bluzat e bardha”, policia ka bërë arrestimin në flagrancë ndaj mjekut, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Mësohet se mjeku dyshohej prej kohësh se merrte ryshfet në këmbim të shërbimit ndaj pacientëve dhe për këtë ishte nën vëzhgim.

Në momentin e arrestimit atij iu gjet në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme parash.

Top Channel