Tahiri: Deklaratat e opozitës i hapin rrugë krimit

12/02/2015 00:00

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shprehu bindjen e Qeverisë për të
luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin, ndërsa i konsideroi
deklarat e opozitës të papërgjegjshme e jonjerëzore dhe që i hapin rrugë
krimit.

“Ka një prirje për të destabilizuar rendin dhe sigurinë në vend. Të dënojmë së bashku çdo kërcënim ndaj çdo qytetari”, tha Tahiri.

Sipas tij, prej një viti është bërë më shumë në luftën kundër terrorizmit se Qeveria e mëparshme në 8 vjet.

“Ende nuk e di pse opozita nuk është bashkë me ne në luftën kundër krimit”, tha Tahiri.

Top Channel