Deschamps rinovon kontratën me Francën deri në vitin 2018

12/02/2015 00:00

Didier Deschamps ka rinovuar kontratën e tij me kombëtaren franceze të futbollit deri në përfundim të Botërorit të vitit 2018 që do të zhvillohet në Rusi. Kontrata e mëparshme e teknikut skadonte në vitin 2016.

“Duhet qëndrueshmëri dhe për këtë arsye Didier Deschamps do të qëndrojë në krye të kombëtares deri në Kupën e Botës”, tha Noel Le Graet, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF).

Mësohet se paga e tij, që deri më sot ka qenë rreth 100 mijë euro në muaj, do të rritet, por nuk është saktësuar shifra.

Deschamps ka krijuar një grup të ri në kombëtaren franceze ku bërthama përbëhet nga tre talente si Paul Pogba, Antoine Griezmann dhe Raphael Varane.

Kapiteni i kombëtares që fitoi Botërorin e vitit 1998 dhe Europianin e vitit 2000, 46-vjeçari Deschamps mori drejtimin e Francës në korrik të vitit 2012 pasi zëvendësoi trajnerin aktual të PSG, Laurent Blanc.

Top Channel