“Gruaja ime nuk do e shohë filmin”

12/02/2015 00:00

Bashkëshortja e Jamie Dornan ka vendosur të mos e shikojë filmin ‘Fifty Shades of Grey’, film në të cilin rolin e protagonistit kryesor e luan bashkëshorti i saj.

“Nuk dëshiron ta shohë këtë film. Ajo më mbështet në punën time, por ka vendosur të mos e shohë dhe unë nuk do e detyroj”, tha Dornan për ‘USA Today’.

“Ajo e di shumë mirë që është vetëm një film, por nuk ndihet rehat. Edhe unë nuk ndihem rehat me disa skena, sidomos kur shfaqem nudo”, shtoi aktori.

Christian Grey, personazhi i Jamie Dornan në film, është një burrë të cilit i pëlqen seksi i ashpër dhe filmi ka disa skena shumë agresive që përfshijnë goditje me kamzhik.

Top Channel