Orlando Bloom dhe Demi Moore po frekuentohen

12/02/2015 00:00

Orlando Bloom dhe Demi Moore janë afruar shumë me njëri-tjetrin kohët e fundit. 38-vjeçari dhe 52-vjeçarja janë njohur nëpërmjet shoqes së tyre të përbashkët Jennifer Aniston dhe pasioni për jogën i ka bashkuar edhe më shumë.

Një burim tha për revistën ‘Grazia’: “Të dy ata janë të dhënë pas jogës, meditimit dhe filozofive të reja. Ata janë në një fazë ku nuk ka asgjë serioze, por i pëlqen të jenë në praninë e njëri-tjetrit dhe mund të lindë diçka.”

“Orlando është shumë pozitiv dhe kjo gjë i pëlqen Demi-t”, shtoi burimi.

Orlando u nda nga modelja Miranda Kerr në vitin 2013, në të njëjtën kohë kur përfundoi edhe martesa e Demi Moore me Ashton Kutcher.

Top Channel