“Fifty Shades of Grey” vendos në alarm emergjencat civile

12/02/2015 00:00

Emergjencat civile në Londër njoftuan se janë vendosur në gjendje alarmi për natën e 13 shkurtit, pas daljes së “Fifty Shades of Grey” në kinema.

LFB (London Fire Brigade) njoftoi se pret më shumë telefonata pas premierës botërore të filmit të cilësuar si ndër ‘më të nxehtët’ në historinë e kinemasë.

Gjendja e gatishmërisë justifikohet me pritshmëritë se pas filmit shumë persona mund të gjenden të bllokuar a të lidhur me pranga apo objekte të tjera.

Filmi i bazuar në romanin me të njëjtin titull të shkrimtares E.L James është vlerësuar si ‘romancë pornografike’, ku flitet për një lidhje mes studentes Anastasia Steele dhe miliarderit Christian Grey.

Top Channel