Tiranë, alarm fals për eksploziv pranë “21 Dhjetorit”

12/02/2015 00:00

Një pako e zezë e vendosur në mes të rrugës pranë ambulancës tek “21
Dhjetori” ka shkaktuar panik dhe mobilizim të strukturave të rendit, për
shkak se fillimisht u dyshua se në të mund të kishte lënë eksplozive.

Njësia antieksploziv shkoi në vendngjarje dhe pas këqyrjes rezultoi se bëhej fjalë për një pako boshe.

Për minuta me rradhë policia rrethoi zonën, bllokoi qarkullimin në një rreze të gjerë, si dhe urdhëroi mbylljen e të gjitha bizneseve atje.

Vëmendja e strukturave të shtetit ishte mjaft e lartë në këtë rast, duke marrë shkas edhe nga ngjarjet e ditëve të fundit në kryeqytet me shpërthime bombash dhe çaktivizime të lëndëve të tjera shpërthyese nepër zona të ndryshme të Tiranës.

Top Channel