Ish-kampionia e boksit pozon për ‘Playboy’

12/02/2015 00:00

Regina Halmich ka pozuar për versionin gjerman të revistës ‘Playboy’ 12 vite pas zhveshjes së saj të parë për këtë revistë. Ish-kampionia e Botës në boks tregon se edhe në moshën 38-vjeçare vazhdon të ruajë një formë të shkëlqyer fizike.

“Ndihem më e lirshme para aparatit në krahasim me setin tim të parë fotografik”, tha Regina.

Halmich ka fituar 54 nga 56 ndeshjet e saj para se të tërhiqej nga boksi në vitin 2007.

Ajo zbuloi në intervistë se i kanë ofruar shumë para’ për t’u rikthyer në ring, por shtoi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Top Channel