Përplasje Polici Bashkiake-Qendra Kombëtare e Panaireve

12/02/2015 00:00

Policia Bashkiake përplaset me Qendrën Kombëtare të Panaireve e cila do të zhvillojë aktivitetin “Europian Fest” për të rinj në sheshin “Koloniada”, pranë Korpusit Universitar me rastin e festës së Shën Valentinit.

Por, në momentin kur kanë nisur përgatitjet, është shfaqur Policia Bashkiake e cila u ka kërkuar lejen e Bashkisë për këtë aktivitet. Organizatorët e këtij eventi pretendojnë se kanë marrë leje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës pasi është pronë e saj dhe nuk kanë marre leje nga Bashkia.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës thotë se ajo është hapësirë publike dhe organizatorët e këtij eventi duhet të pajisen me leje nga Bashkia e Tiranës. Madje, burime nga Bashkia thonë se u ka kërkuar organizatorëve të aplikojnë për t’u pajisur me leje sipas procedurave të përcaktuara.

“Europian Fest”, përveç një koncerti me muzikë për të rinjtë, ka programuar edhe një panair. Ky event ishte programuar të niste të enjten në darkë dhe do të vijonte për tre ditë për t’u mbyllur të shtunën në mbrëmje në natën e Shën Valentinit.

Top Channel