Kjo pikturë nuk po realizohet në telajo. Qëllimi është më i veçantë dhe më funksional se kaq.

Kjo kanotjere e bardhë do të kthehet në vepër arti, por jo për t’u vendosur në ndonjë ekspozitë si instalacion. Do të bëhet pjesë e garderobës së Jerida Sakajt. Ajo njihet për stilin e veçantë. Prej gati dy vitesh po eksperimenton një mënyrë të re të të pasurit veshje origjinale: duke i pikturuar ato!

Jerida vishet me piktura. Motiveve të Picasso-së u jep prekjen e saj në këpucë, pantallona, fustane, bluza, xhaketa, pallto… etj.

Garderoba e saj pasurohet dita-ditës me veshje të rehatshme, plot ide e ngjyra.

Top Channel