Është një industri që na mahnit me efektet speciale, por këto foto të realizuara nga Jason Strick tregojnë se çfarë ndodh në të vërtetë në një sheshxhirim filmi në Hollywood.

Pamjet zbulojnë punën e nevojshme për të krijuar iluzionet që na zbavisin në ekranin e madh dhe hedhin dritë mbi stafin që nuk nderohet me çmime dhe që nuk i përmendet emri, por që është i domosdoshëm për të na sjellë magjinë e kinemasë.

Që nga tekniku në setin e ‘Blade’ i cili merret me një vampir obez dhe deri te një punonjëse e cila mbledh jashtëqitjen e një elefanti, pamjet përfshijnë edhe aktorë si David Hasselhoff dhe George Clooney gjatë interpretimit.

“Të bësh foto në një sheshxhirim është njësoj si të kalosh ditën në mes të një rruge me makina duke u përpjekur që mos të të përplasin dhe në të njëjtën kohë, duhet të bësh punën tënde pa u vënë re fare”, thotë fotografi amerikan për ‘Slate’.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel