Protesta të dhunshme në Venezuelë, Maduro akuzon për grusht shteti

13/02/2015 00:00

Në Venezuelë u rikthyen protestat e dhunshme ditën e enjte në përvjetorin e marshimeve të përgjakshme.

Të paktën 8 persona mbetën të plagosur dhe rreth 15 të tjetër janë arrestuar, pas përleshjeve të dhunshme të protestuesve dhe forcave të sigurisë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se policisë i është dashur të përdorë gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit.

Në anën tjetër Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro tha se pati një përpjekje për grusht shteti, i cili sipas tij kishte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Ai tha se 5 oficerë të forcave ajrore, përfshirë një gjeneral, u ndaluar për komplot pasi tentuan të përdornin një avion ushtarak për të bombarduar pallatin presidencial.

Më shumë se 40 persona mbetën të vrarë gjatë protestave të dhunshme të vitit të kaluar, të cilat lanë një pasiguri në vend, një ekonomi të lëkundur dhe shtim të ndjeshëm të krimit.

Top Channel