“Luis Enrique është komandanti, jo Messi”

13/02/2015 00:00

Gerard Pique foli hapur mbi momentin e Barcelonës dhe marrëdhënien e trajnerit Luis Enrique me yllin Leo Messi.

“Sigurisht që Luis Enrique është komandanti, ai është trajneri i ekipit. Por, edhe Leo ka peshën e vet në dhomat e zhveshjes. Ata kanë debatuar, por i përket së shkuarës dhe nuk ka vlerë t’i rikthehemi kësaj çështjeje. Marrëdhënia Messi-Luis Enrique ka qenë gjithmonë e mirë dhe kordiale”, tha mbrojtësi i katalanasve.

Në lidhje me momentin e mirë që po kalon Barcelona, Pique deklaroi: “Jemi në formën më të mirë. Patëm një rënie, por duke nisur nga tani çdo ndeshje e luajmë si finale.”

Top Channel