Chelsea Handler, “topless” në Twitter

13/02/2015 00:00

Chelsea Handler është një komediane e famshme amerikane e cila është bërë edhe më e famshme duke postuar foto gjysmë-nudo në rrjetet sociale e duke kërkuar që femrat të kenë të njëjtat të drejta si meshkujt për të dalë “topless” në publik.

Të enjten, 39-vjeçarja postoi një tjetër foto “pikante”. Por, kësaj radhe ajo zgjodhi Twitter-in duke lënë pas dore Instagram-in që e ka censuruar fotot e saj.

“Falemnderit që më pranon Twitter!”, shkroi bjondia në foton ku shihet duke qëndruar në ballkon me “ballkonin” jashtë.

Handler ka disa muaj që “nuk shkon mirë” me Instagram-in pasi ky rrjet social i hoqi një foto ku ajo kishte pozuar “topless” mbi kalë, njësoj si presidenti rus Vladimir Putin. Në foto ajo kishte shkruar: “Një grua ka të drejtë të bëjë atë që bën një mashkull.”

Top Channel