Eurodeputetët dënojnë shpërthimet me tritol

13/02/2015 00:00

Dy eurodeputetët, Knut Fleckenstein dhe Victor Bostinaru kanë reaguar përmes një deklarate të përbashkët për kërcënimet me tritol në Tiranë. Ata i dënojnë këto akte si kriminale.

“Ne dënojmë me forcë sulmet që u kryen të mërkurën në Tiranë kundër një zyrtari të lartë të Qeverisë Shqiptare. Duket qartë që këto janë akte kriminale të përbuzshme dhe ne mbështesim të gjitha përpjekjet për të nxjerrë autorët përpara drejtësisë”, thuhet në deklaratën e tyre.

Deputetët e Parlamentit Europian thonë se “Qëndrojmë me vendosmëri përkrah Kryeministrit dhe Qeverisë shqiptare në angazhimin e tyre për të luftuar kundër korrupsionit në nivel të lartë dhe krimit të organizuar. Jemi të vetëdijshëm që kjo ka qenë një detyrë jashtëzakonisht e vështirë dhe prandaj e nxisim dhe përshëndesim përkushtimin dhe kurajën e tij”, mbyllet deklarata e dy europarlamentarëve.  

Top Channel